Dauti i kërkon llogari Spasovskit: Hamiti është i punësuar në forcat e NATO-s, por pa shtetësi të RMV

    Deputetja e ASh-së, Ilire Dauti në Kuvend ka kërkuar llogari nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, për rastin e Ilir Hamitit, i cili edhe përkundër plotësimit të të gjitha kushteve për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, si rast ka mbetur i pazgjidhur pasi ende nuk ka përgjigje nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

    Deputetja Dauti thotë se i njëjti është i punësuar në forcat e NATO-s në Kosovës dhe ka certifikatë sigurie.

    “Z.Iliri është i punësuar në forcat e NATO-s në Kosovë, e dëshmon këtë me certifikatë sigurie të dhënë pikërisht nga shërbimet e NATO-s, ndërkaq Agjencioni për Siguri Kombëtare i Maqedonisë së Veriut, ja, me muaj dhe me vite të tëra nuk jep një përgjigje pozitive për të dhe ai vazhdon të mbetet një nga rastet që insiston dhe do që të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut sepse i përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Ligji për Shtetësi. Lus ministrin që të jep urdhër të prerë te shërbimet që i punojnë lëndët, që thjesht të jemi në harmoni me ligjet, me kohën e paraparë dhe me zbatimin e Ligjit për Shtetësi në RMV”, tha mes tjerash Dauti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit – Trajtimet natyrale që ndihmojnë

    Lajmi i rradhës

    Përse nuk flenë mjaftueshëm japonezët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë