Dauti: kryesia ka vendosur që ASh të dalë e vetme në zgjedhje

    Foto: Emir H

    Deputetja Ilire Dauti ka reaguar ndaj kryetarit të ASh-së Arben Taravari, i cili pak më herët kërkoi mbështetjen e partisë që në zgjedhje partia të shkojë me opozitën shqiptare. Dauti thotë se lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë, përcjell Nistori.

    ”Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votuar është: Aleanca për Shqiptarët të dalë e vetme  në zgjedhje. Aq shumë keni folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën. Ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët dhe vlerat tona që i ndërtuam ndër vite”, shton Dauti.

    Gjithashtu, qëndrimi i kryetarit të Kuvendit Qendror të ASh-së, Ziadin Sela ishte që partia të shkojë e vetme në zgjedhje, pas ky ishte edhe vendim i kryesisë qendrore. Sela kritikoi Taravarin për shkelje të statutit të partisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari pas kritikave: do ta pranoj vendimin e partisë

    Lajmi i rradhës

    Ka mungesë të konkurrencës së tregut në telefoninë celulare në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë