Dauti: Le të dihet që kësaj radhe komuna e Zhelinës u takon qytetarëve

    Sot në Zhelinë u hap shtabi i Aleancës për Shqiptarët ku të pranishëm ishin Ziadin Sela, Ilire Dauti, Mahir Ziberi dhe aktivist të tjerë të partis në fjalë, njofton Nistori.


    Fjalën e mori deputetja Ilire Dauti e cila falenderoj të pranishmit dhe përuroj hapjen e shtabit në Zhelinë ku u shpreh se këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje lokale por për nga esenca dhe thelbi i tyre janë shumë më shumë se aq.

    “Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje lokale por për nga esenca dhe thelbi i tyre janë shumë më shumë se aq.prandaj ne të gjithë të vetëdijshëm për këtë fakt të motivuar dhe me elan të lartë për punë po e nisim këtë fushatë nga ky shtab pikerisht me Kandidatin e komunes se zhelines Mahir ziberin si dhe te gjithe rinistat dhe aktivistat tjere që Zhelinës të i’a kthejmë atë që meriton, Zhelina të jetë e qytetarëve dhe ti mbështesim ata të cilët do të jenë mbështetës të interesave të qytetarëve dhe këtë as më shumë e as më pak nuk mundet ta bëj përveç subjektit politik që në fakt arrinë që të mishërohet dhe problemet e qytetarëve ti trajtojë si problemet e veta, padyshim kjo është Aleanca për Shqiptarët” deklaroi para mediave dhe të pranishmive Ilire Dauti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rama dhe Open Balkan, gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit”

    Lajmi i rradhës

    Von der Lajen: RMV ka arritur avancim të jashtëzakonshëm, tani BE-ja e ka fjalën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë