Dauti: LSDM dhe BDI nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik

    Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në deklaratë për media u shpreh se LSDM-BDI refuzuan amendamentin e ASh-së për rritjen e pagave në arsim dhe tani derdhin lotë krokodili.

    “Vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësoj si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor. Kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend”, tha Dauti.

    Ajo shtoi se sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale.

    “Ne mbështetëm rritjen e pagës minimale, por koalicioni LSDM-BDI në komisionin për punë dhe politikë sociale, votuan kundër amendamenteve tona dhe kundër rritjes së pagave në arsim. Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje deputetëve të shumicës dhe Qeverisë që ta ndalojnë teatrin dhe mashtrimin. Të ulemi dhe bashkërisht të vendosim të rrisim pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht ata t’i ndalin keqpërdorimet e lukset e funksionarëve të tyre”, tha Dauti.

    Lajmi Paraprak

    Opozitarizmi që po djeg qeverinë Rama

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e Komunës së Tetovës që nuk kanë paguar taksat dhe tatimet, duhet të hapin kuletën dhe të fillojnë të bëjnë llogaritë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë