Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj masave me të cilat do të sigurojë energji elektrike më të lirë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë. Partia pyet kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar, pse në këto masa – vendime për sigurim të energjisë elektrike me çmim të favorshëm, nuk janë përfshirë konviktet e nxënësve dhe studentëve, fakultetet, qendrat shëndetësore, shtëpitë e shëndetit dhe shtëpitë e përkujdesjes sociale e të të moshuarve, njofton Nistori.
ASh fton dhe pret nga qeveria që t’i merr parasysh kërkesat e vërejtjet e tyre dhe të zgjerojë masat për përfshirjen edhe të konsumatorëve të kategorive të lartpërmendura, masa për sigurim të energjisë elektrike me çmim më të favorshëm. /Nistori/