Deanoski: do të ikin punëtorët e administratës publike, nëse nuk rriten pagat

    Deanoski: të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike – shkak rrogat

    Nuk kemi asnjë pengesë ligjore aktualisht dhe as kemi pasur ndonjëherë për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, pavarësisht se për cilën pjesë të sektorit publik bëhet fjalë, deklaroi kryetari i SPAP-it Tërpe Deanoski në Top Tema në Telma. Ai theksoi se edhe pse rregullorja e qeverisë së kaluar, e cila kërkonte që të merret pëlqimi i Ministrisë së Financave para nënshkrimit të çdo marrëveshjeje kolektive në administratën publike, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, prap se prap neni 4 i Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit ende mbetet që parashikon saktësisht të njëjtën gjë, dhe kjo është arsyeja që ministria po refuzon marrëveshjet kolektive, përcjell Nistori.

    Sipas tij, varet se në cilën pjesë të sektorit publik nënshkruhet kontrata kolektive, duke treguar se nuk kanë problem me marrëveshjet kolektive me pushtetin lokal dhe ndërmarrjet publike, sepse kanë të hyra të veta dhe mund t’i disponojnë.

    “Problemet na lindin gjithmonë nëse këta janë shfrytëzues buxhetor të nivelit të parë, qofshin ministri, qofshin organe të administratës shtetërore, ne jemi gjithmonë anash dhe presim leje, opinion, edhe pse një opinion nuk është akt ligjërisht i detyrueshëm. Problem paraqitet edhe në ato institucione shtetërore që kanë të ardhura të veta, ku paguajnë për shërbime të caktuara, por edhe pse kanë të ardhura të veta, nuk mund t’i përdorin për të rritur pagat, për të nënshkruar kontrata kolektive etj., pa marrë pëlqimin ose opinion nga Ministria e Financave”, tha Deanoski.

    Deanoski propozoi që kur të emërohen drejtorët dhe udhëheqësit e institucioneve publike dhe nga ata kërkohet të deklarohen me përgjegjësi penale se në mënyrë të arsyeshme do t’i disponojnë buxhetet e tyre, t’u lejohet të disponojnë me to, para së gjithash në drejtim të rritjes së pagave të punëtorëve për t’i mbajtur ata si punonjës.

    “Nuk ka asnjë ministri apo institucion në të cilin ne kemi mbajtur një mbledhje deri më tani ku drejtuesit dhe menaxhuesit e atij institucioni nuk janë në dijeni se nëse nuk rriten pagat sa më shpejt, saktësisht për 30 për qind, do të kemi një eksod të madh të punonjësve, veçanërisht të atyre punonjësve profesionistë dhe të trajnuar që drejtojnë institucionin dhe se nuk mund të tërheqim punësime të reja në administratën shtetërore, në gjyqësor, në agjenci dhe fonde nëse nuk i rrisim pagat. Dhe kjo ka rezultuar shumë e vërtetë në vitet e fundit, sepse kur hapni konkurset e publikuara nga Agjencia e Administratës apo vetë ministritë, do të shihni se askush nuk u përgjigjet konkurseve, se të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administrata publike”, insistoi Deanoski.

    Ai ka treguar se paga fillestare e një personi me arsim të lartë në sektorin publik do të jetë 26.000 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A duhet të hamë tre vakte në ditë?

    Lajmi i rradhës

    Elon Musk, AfD dhe politika gjermane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë