Milloshoski pyet Zaevin: A jeni takuar personalisht me shtetasin turk, Sedat Peker?

    Në profilin e tij në facebook, Antonio Milloshoski deklaron se nuk është me interes parësor nëse takimi eventual Zaev-Paker ishte zyrtar, joformal, në një shtëpi private, gjatë një ditë pune apo gjatë fundjavës, përcjell Nistori.

    Milloshoski pretendon se Zaevi është takuar me shtetasin turk Sedat Peker, për të cilin Turqia dhe Interpol-i kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. “Për shkak se është një interes i madh publik për sigurinë e sistemit të lëshimit të pasaportave biometrike dhe që strukturat më të larta qeveritare mund ta kenë përditësuar me lëshimin e 214 pasaportave për bosat e drogës me identitete të vjedhura në çështjen “Mafia”, unë i parashtrova kryeministrit Zaev një pyetje të thjeshtë parlamentare: A jeni takuar personalisht me shtetasin turk Sedat Peker, për të cilin Turqia dhe Interpol-i kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar?, ka shkruar Milloshoski në Facebook. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edi Rama: S’jemi gati për t’u anëtarësuar, për negociatat po

    Lajmi i rradhës

    “Libra dhe mësim doemos të ketë” do të protestojë kundër digjitalizimit të librave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë