Defekti në aparatin e klorit vuri në pikëpyetje sigurinë e ujit në Krushevë

    Fotografia është krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale (IA) për të ilustruar artikullin

    Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se është në komunikim me autoritetet lokale, ndërsa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, një orë nuk ka punuar pajisja për klorimin e ujit.

    Sipas Angellov, situata është e qëndrueshme dhe nuk duhet të krahasohet me rastin e Gostivarit, pasi në Krushevë nuk ka të paraqitur asnjë rast me simptoma helmimi.

    “Menjëherë pas paraqitjes se edhe uji në ujësjellësin e Krushevës nuk është i rregullt, menjëherë fola me kryetarin e komunës gjatë së cilës u informova se për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, më së shumti një orë nuk ka punuar instrumenti i klorin, respektivisht nuk ka pasur klorim të ujit. Kështu që rasti në Krushevë as për së largëti nuk është i ngjashëm me atë çfarë ka ndodhur në Gostivar. Menjëherë pas një ore ajo pajisje që hedh klor në ujësjellësin e qytetit ka vazhduar me punë dhe pres që situata atje të jetë tërësisht e stabilizuar”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Protesta shpërfaqi fytyrën e vërtetë të pushtetit

    Lajmi i rradhës

    FIFA zgjodhi golin më të mirë të Kupës së Botës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë