Dehari: Visar Ganiu duhet të japë llogari për (mos)realizimin e projekteve në Komunën e Çairit

    Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në emisionin “ClickPlus” në TV21 tha, se llogaridhënia duhet të kthehet në strukturën e partisë. Kjo duhet të fillojë nga ai, Visar Ganiu – nënshkrues i letrës së “Grupit të zjarrit”, i cili duhet të japë llogari në komunën e tij dhe strukturat e partisë për punën, besimin dhe realizimin e projekteve, përcjell Nistori.

    “Çdonjëri nga ne duke filluar nga Fatmir Dehari, Visar Ganiu që është nënshkrues i kësaj letre, Visar Ganiu të japë llogari edhe në bazë, komunë, këshillat vendorë të Çairit. Fatmir Dehari në Kërçovë, por edhe në strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim, për punën, besimin, realizimin e projekteve”, tha Dehari.

    Dehari poashtu tha se nuk do të presë më ministra për t’u fotografuar te spitali i Kërçovës dhe se fotografia e radhës në atë spital do të jetë vetëm e inaugurimit të tij.

    I pari i Kërçovës shtoi se, mosrealizimi i projekteve, që nuk mund të mbulohen, e vendosin edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin në pozitë të vështirë.

    “Nuk them në asnjë mënyrë se këto premtime mund t’i mbulojmë, nuk mbulohet dielli me shoshë. Shpeshherë e vendosim edhe në pozitë jo të mirë kryetarin tonë me mosrealizimin e projekteve nga ana jonë. Vonesa e realizimit të këtyre projekteve e kanë përgjegjësit në detyrë dhe jo Ali Ahmeti.” – deklaroi Dehari.

    Musa Xhaferi, sipas Deharit tha, se nuk e ka mbështetur kandidaturën e tij në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçovë, por nga ana tjetër nuk ka asnjë hatër mbetje ndërmjet tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

    Lajmi i rradhës

    Antibiotikët natyral më efektivë – A funksionojnë vërtetë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë