Deklarohet edhe ish-drejetori i EShS, Simovski: lihet hapësirë për politizim sa i përket regjistrimit të popullsisë

    Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski / Fotografia: Peter Stojanovski/DW

    Ish drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski vlerëson se Gjykata Kushtetuese, me vendimin për shfuqizimin e një pjese të Metodologjisë për Regjistrimin e Popullsisë në vitin 2021, ka krijuar precedent, ndërsa me evidentimin e përgjegjësisë se drejtori ka tejkaluar kompetencat duke ndarë popullatën në rezident dhe jorezident, duket sikur me këtë qëllimisht Gjykata hapë rrugën për përballje politike.

    “Prej kur Gjykata Kushtetuese gjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një ligji, akti, dispozite apo ngjashëm merret me persona zyrtar dhe fizik në institucionet në institucionet dhe me kualifikime për tejkalim të kompetencave dhe autorizimeve. Kjo veçanërisht duket për fat të keq, sikur të ketë për qëllim që t’u hapet rrugë subjekteve të caktuara politike në bazë të këtij vendimi konceptual të fillojnë përballje politike duke e shfrytëzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vetëm për qëllime dhe matematika politike”, deklaroi Apostoll Simovski, ish drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

    Simovski thotë se procesi i regjistrimit është bërë sipas rekomandimeve të Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara, megjithatë pas mbarimit të regjistrimit, Eurostat ishte përgjigjur asokohe se pavarësisht që metodologjia e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022 mund të ketë qenë në shumicën e saj e përshtatshme me BE-në, Maqedonia e Veriut nuk ka qenë e obliguar për një gjë të tillë për aq kohë sa është vend kandidat dhe jo me qasje të plotë në BE. Sa i përket zërave për regjistrim elektronik, Simovski theksoi që regjistrimi i vitit 2021 është bërë në mënyrë elektronike, ndërsa nëse mendohet për regjistrim në bazë të të dhënave, atëherë të dhënat që dalin nga ai regjistrim mund të jenë të gabuara.

    “Është e madhe përqindja e popullatës në dokumentet e të cilëve nuk qëndron adresa ku me të vërtetë jeton personi, ndërsa nëse merren të dhënat e adresave ku qëndrojnë adresat e dokumenteve personale, do të fitohet shpërndarje e gabuar e amvisërive dhe e dyta në të dhënat e bazave nuk është e dhëna për përkatësinë etnike të personit”, tha Apostoll Simovski, ish drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

    BDI-ja e cila kishte qenë në pushtet në kohën e regjistrimit, thekson se për vendimin e kushtetueses përgjegjës është VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN. Por, koalicioni VLEN vlerëson se me vendimin e Kushtetueses është vërtetuar se operacioni i regjistrimit, i realizuar nga BDI ka fshirë shqiptarët dhe diasporën. Për këtë, VLEN ka dorëzuar padi penale kundër ish drejtorit Simovski, por edhe zëvendësit të tij Ilmi Selami. Sipas VLEN, duhet të ketë përgjegjësi penale për falsifikim të rezultatit të regjistrimit me qëllim që të ulet numri i shqiptarëve, duke ua dëmtuar të drejtat kushtetuese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sigurimi i Kuvendit, ja çfarë mendojnë ekspertët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë