Komisioni Europian miraton fond 112 milionë euro për bujqësinë shqiptare

    Një lajm i mirë për bujqësinë shqiptare, dhe në përgjithësi për të gjithë rajonin.

    Komisioni Europian ka miratuar sot një fond që tejkalon 2 miliardë eurot për të mbështetur zhvillimin rural për periudhën 2021-2027.

    Fondi domethënës do të kalojë nga projektet e miratuara nga programi IPARD, dhe parashikojnë 112 milionë euro për Shqipërinë.

    Ndërkohë, 97 milionë euro janë parashikuar për Maqedoninë e Veriut, 288 milionë euro për Serbinë dhe 430 milionë euro për Turqinë.

    Sipas Komisionit Europian, fondi do të ndihmojë në konkurrencën brenda sektorit agro-ushqimor,  menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve dhe përmirësimit të kushteve në zonat rurale.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiç mbron Millosheviçin dhe akuzon NATO-n: Ata që sulmuan vendin tonë janë fajtorë

    Lajmi i rradhës

    Milani planifikon të nënshkruajë me Januzajn

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë