Dendias: Mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në

    Fuqimisht e mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë ideale këtë muaj, tha Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias pas takimit në Prishtinë me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

    “Greqia vazhdimisht, tashmë dy dekada, angazhohet për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Kryeministrit Micotakis mbetet e vendosur në këtë angazhim. Dhe ne kemi ndërmarrë disa nisma në këtë drejtim. Ne e mbështesim fuqimisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Ideale këtë muaj”, tha Dendias.

    Shtoi se Greqia ka siguruar që Ballkani Perëndimor mbetet lartë në agjendën e BE-së, ndërsa këtë po e bëjnë, jo nga interesi, por nga “një besim i vendosur se rajoni duhet të jetë një pjesë integrale e eksperimentit Evropian” dhe se “Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë një pjesë integrale e BE-së”.

    Ministri grek I Punëve të Jashtme u përqendrua gjithashtu në mundësitë për bashkëpunim energjetik në rajon dhe shprehu besimin se “i gjithë Ballkani Perëndimor, përmes interkonektorëve duhet të lidhet me Trans tubacionin e Adriatikut. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Treni që sfidon sovranitetin e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Zbulohet sekreti i recetës së ‘espresso’-s më të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë