Dënim deri në 10 mijë euro për mosrespektim të çmimeve të ngrira

    Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë për përcaktimin e çmimeve për makarona, qumësht, djath, gjizë, kaçkavall, jogurt dhe kos, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të del në terren për të kontrolluar zbatimin e vendimit. Nga Inspektorati i Tregut të Punës thonë se dënimet për mosrespektim të vendimeve janë nga 800 deri në 10 mijë euro, varësisht nga lloji i operatorit ekonomik.

    “Vendimet janë marrë në interes të qytetarëve dhe nevojave të tyre dhe hynë në fuqi nga 16 marsi i këtij viti. Është kohë e mjaftueshme që tregtarët t’i rregullojnë çmimet. U bëjmë apel t’i respektojnë vendimet për shkak se pa dallime, do të vijojnë gjoba, ndërsa qytetarëve u bëjmë thirrje që parregullsitë t’i paraqesin një inspektorat”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: Në listën e zezë amerikane, më shumë se një shtetas maqedonas

    Lajmi i rradhës

    DILEMAT E TË RINJVE | Arsim të mesëm të përgjithshëm apo atë profesional?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë