DËNOHET DREJTOI I “SHUTKËS”, LEJOI SHITJEN E PRODUKTEVE NË BURG PA KUPONA FISKAL DHE ME ÇMIME TË LARTA

    LEJOI SHITJEN E PRODUKTEVE NË BURG PA KUPONA FISKAL DHE ME ÇMIME TË LARTA

    Dënime për drejtorin e burgut të Shutkës Filip Andonov dhe të vetë institucionit ka shqiptuar Drejtoria për të Ardhura Publike, pas publikimit të Klan Maqedoni se në burg shiten produkte ushqimore me çmime të larta pa u dhënë kupona fiskal. Inspektorë qysh dje kanë hyrë në burg dhe kanë konstatuar shkelje, thotë zëvëndës drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Abdul-Selam Selami.

    ABDUL-SELAM SELAMI ZËVËNDËS DREJROT I DAP-it

    “Gjoba do të jetë për përgjegjësin e institucionit do të thotë për drejtorin edhe për burgun e Shutkës. Lartësia e gjobës varet prej subjektit, varet nga qarkullimi vjetor i parave. Këto analiza do të bëhën të hënën dhe në bazë të qarkullimit do të bëhet vlera e gjobës, edhe për burgun e Shutkës edhe për drejtorin. 

    Në kantinën e burgut për smoki, të burgosurit paguajnë 60 denarë. Për shkopinj të kripur në dyqanin më të shtrenjtë paguhet 25 deri më 30 denarë, e në burg, 50 denarë. Çmimi për paketimin më të madh të majonezit në dyqan është 80 denarë, e në kantinën e burgut, 150 denarë. Lëngu i portokallit, në dyqan shitet për 84 denarë, e në burg, 100 denarë. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    I ka plotësuar kushtet për asistent personal, por procedura zvarritet për Arielin që të mësojë shqip

    Lajmi i rradhës

    Dibranët ankohen për veturat e parkuara nëpër trotuare – vozitësin i shfrytëzojnë si parkingje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë