Dënohet gjinekologu nga Struga, ka kryer shërbime shëndetësore në një ordinancë pa leje pune

    Dënim me kusht për doktor Asani për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në një ordinancë private pa licencë. Gjinekologu nga Struga Muhammed Asani është dënuar me katër vjet dënim me kusht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në një ordinancë private pa leje pune.

    Sipas vendimit të Gjykatës, Asani nuk duhet të kryejë një vepër tjetër për katër vitet e ardhshme, në të kundërt duhet të vuajë dy vjet burg.

    “Dënohet me dy vjet burg dhe njëkohësisht konstatohet se nuk do të zbatohet, nëse i dënuari në afat prej katër vitesh nuk kryen vepër të re”, ka konfirmuar për AIM-në Gjykata Themelore në Strugë.

    Asani ka marrë ndalim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor për kryerjen e veprimtarisë në një klinikë të paregjistruar.

    Ndaj doktor Asanit është në rrjedh procesi gjyqësor për heqjen e tre organeve pas lindjes me prerje cezariane të nënës Jildiz Veaposka nga Dibra.

    Gjykimi për këtë rast duhet të vazhdojë më 10 mars, kur është caktuar seanca e re gjyqësore.

    Lajmi Paraprak

    RASTI “BESA TRANS” | Anulohet seanca gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    Po zbrazen në tërësi shkollat e malësisë së Tetovës, ka klasa me nga 1 nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë