Dënohet me 5 vjet e 6 muaj burg Marliene: ndërmjetësoi braziliane për prostitucion në Shkup

    Fotografia: AIM

    Gjykata Themelore Penale – Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup. Gjykata të dyshuarës së parë, De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin e tretë, Sabedin Demirin dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuar aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme, raporton AIM, përcjell Nistori.

    Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.

    Duke e elaboruar aktakuzën, prokurorja publike Suzana Mirçevska – Kërstevska potencoi se tre nga të akuzuarit kanë kryer veprat penale “Ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit” dhe “Larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale”, ndërsa i dyshuari i katërt, Mihajlovski, vetëm veprën penale “Larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndërshkuese”.

    Gjatë periudhës prej gati një viti, ata për shkak të kryerjes së prostitucionit pranuan pesë braziliane të moshës prej 26 deri 38 vjeçare, të cilat i kanë vendosur në banesa të marra me qira në Shkup, në kompleksin “Xhevahir Holding”. Vajzat ishin të vendosura në dy banesa, ku u ofronin shërbime seksuale klientëve nga 150 euro për gjysmë ore, 200 euro për një orë, 300 euro për dy orë, 450 euro për tre orë dhe 800 euro për gjithë natën për shërbime seksuale.

    Lajmi Paraprak

    Si është e mundur që mjalti nuk prishet kurrë?

    Lajmi i rradhës

    Hodai: MASh do të shpërndajë kuponë për laptopë të dobët, jo për reforma në arsim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë