Denoncuesit në RMV janë të pambrojtur!

    Imagjinoni popullatën njerëzore pa imunitet. Mekanizmi mbrojtës kundër sëmundjeve nuk do të ekzistonte dhe njerëzit do të ishin të ndjeshëm ndaj sulmeve të ashpra nga viruset dhe bakteret. Tani imagjinoni ndërmarrjet publike dhe firmat shtetërore pa imunitet për të luftuar kundër virusit të tmerrshëm të quajtur korrupsion.  Gjetjet e një studimi për vlerësimin e gjendjes për veprim ndaj denoncimeve të denoncuesve, transparencës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike në Republikën e Maqedonisë së Ve-riut është përgatitur në kuadër të projektit „Nxitje të mjedisit të favorshëm për denoncim të korrupsionit në ndërmarrjet publike” i cili zbatohet nga Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Arsim (IHSA) në periudhën nga tetori 2022 deri në shtator 2023, tregojnë se shumë ndërmarrje publike nuk kanë fituar imunitet kundër korrupsionit për shkak se nuk kanë një politikë adekuate kundër korrupsionit.

    Në bazë të nenit 4 (1) të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, denoncim të mbrojtur, denoncuesi kryen në institucion, përkatësisht personin juridik, ku ka dyshime ose dijeni se është kryer, po kryhet ose do të kryhet vepër penale. të kryhet ose vepër tjetër e paligjshme ose e palejueshme, sjellje që dëmton ose kërcënon interesin publik.  Denoncimi i mbrojtur është lëndë e personit të autorizuar për pranimin e denoncimeve nga denoncuesit, nëse nuk ka person të tillë të caktuar në përputhje me nenin 4 (3) të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, denoncimi i brendshëm i mbrojtur i kryhet person-it udhëheqës të institucionit, përkatësisht personit juridik në rastin konkret ndërmarrjes publike.

    Kushtet e përgjithshme të përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve janë funksionalizuar hollësisht me Rregulloren. Në bazë të nenit 2 (2) të Rregullores, nga ana e personit udhëheqës mund të emërohen më shumë persona të autorizuar, duke përcaktuar se cili prej tyre është përgjegjës për mbledhjen e të dhënave dhe për përgatitjen dhe dorëzimin e raportit gjashtëmujor mbi denoncimet e pranuara nga denoncuesit. Bazuar në nenin 2 (3) të Rregullores, në institucionet ku nuk ka person të autorizuar, denoncimi i brendshëm i mbrojtur i bëhet personit udhëheqës.

    Në nenin 3 të Rregullores përcaktohen kushtet që duhet t’i plotësojë personi i autor-izuar për të vepruar ndaj denoncimeve nga denoncuesit. Prandaj, personi i autorizuar duhet të plotësojë këto kushte: të jetë person i punësuar në pozitën udhëheqëse; të ketë të përfunduar arsimin e lartë në fushën e shkencave juridike, të sigurisë ose ekonomike; të posedon certifikatë sigurie në varësi të shkallës së klasifikimit të informacionit që disponon institucioni për të cilin personi është emëruar; të ketë përvojë pune në trajtimin për veprim ndaj denoncimeve, gjegjësisht ndaj parashtresave, punës me palë, kryerjes së mbikëqyrjes, ndërmarrjes së veprimeve hetimore gjegjësisht kryerje të revizionit ose kontrollit të brendshëm ose përvojë tjetër pune në kryerjen e detyrave të konfidencialitetit, marrjen dhe dërgimin e të dhënave në institucionet e tjera dhe drejtimin e palëve.

    Studime tregon se 19 ndërmarrje publike kanë person të autorizuar të veçantë, për detyrimet nga Ligji për mbrojtjen e denoncuesve për pranimin dhe veprimin e denoncimeve për korrupsion, kryhen nga personi udhëheqës apo është caktuar person i autorizuar për pranimin e denoncimeve, ndërkaq 9 ndërmarrje publike udhëhiqen nga personi udhëheqës, dhe 15 ndërmarrje publike nuk e kanë caktuar.

    A ka paraparë ndërmarrja publike (akte të miratuara) për përcaktimin e procedurave të brendshme për pranimin e denoncimeve nga de-noncuesit, ndarjen dhe përpunimin e të dhënave nga denoncimet dhe ndërmarrjen e masave për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhe të dhënave tjera në lidhje me denoncuesit dhe denoncimet nga denoncuesit?. 26 ndërmarrje publike nuk kanë akte të veçanta të brendshme. 2 ndërmarrje publike janë thirrur në akte të përgjithshme. 15 ndërmarrje publike kanë akte të brendshme të veçanta.

    Sa trajnime ka ndjekur personi i autorizuar për të pranimin e denoncimeve nga denoncuesit gjatë periudhës për të cilën ka qenë i autorizuar të veprojë sipas denoncimeve? 6 ndërmarrje publike kanë pasur gjithsej 14 trajnime në një periudhë trevjeçare. 37 ndërmarrje publike nuk kanë pasur trajnime.

    Ndërkaq, 43 ndërmarrje publike nuk kanë parashikuar kompensim shtesë përveç pagës për angazhimin e personit të autorizuar për të vepruar sipas denoncimeve nga denoncuesit.

    Gjatë analizës së kapaciteteve të vendosjes dhe organizimit të burimeve njerëzore për veprim ndaj denoncimeve të denoncuesve vihet re nivel mesatar i përmbushjes dhe zbatimit të dispozitave ligjore. Prandaj, 19 ndërmarrje publike kanë person të caktuar për pranimin e denoncimeve dhe në 9 ndërmarrje këtë e kryen personi udhëheqës. Kjo është gjithsej 28 ndërmarrje ose më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të analizuara. Gjithashtu, pjesa tjetër e indikatorëve tregojnë nivel të ulët të përmbushjes, ku: 26 ndërmarrje publike nuk kanë akte të brendshme për procedurat, vetëm 6 ndërmarrje publike kanë pasur trajnime për personat e autorizuar Është interesant fakti se në një periudhë trevjeçare janë organizuar vetëm 14 trajnime; 5 ndërmarrje publike kanë financuar në mënyrë të pavarur trajnimet, dhe 1 ndërmarrje publike përmes donatorëve dhe asnjë nga ndërmarrjet publike që kanë dorëzuar të dhënat nuk parashikon tarifë shtesë të veçantë për personin e autorizuar.

    Lajmi Paraprak

    Matura shtetërore në Maqedoni “ra nga provimi”!

    Lajmi i rradhës

    “Ofertat” e partive për ndryshimet kushtetuese, për pikë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë