Deponia Rusino para mbylljes, shkak borxhi i krijuar nga Komunat e Pollogut

    Fotografia: Emir H

    Për vetëm pesë muaj që kur deponia Rusino nisi të funksionojë, komunat e Pollogut kanë krijuar borxh prej 3 milionë e 600 mijë denarë për shkak se nuk kanë paguar për mbeturinat që i kanë hedhur.

     “Ndërmarrjet komunale që kanë borxhe të mëdha dhe ky borxh shkon deri në 1 milion e 600 mijë denarë, llogaritur me subvencionet borxhi i përgjithshëm shkon në 3 milionë e 600 mijë denarë për 5 muaj funksionim dhe nëse këto borxhe nuk shlyhen, do kemi vështirësi me pagesën e operatorit i cili mirëmban deponinë dhe ai do kërkonte ta prishë kontratën, nuk do të mund t’i paguajmë të punësuarit, natyrisht ata nuk do të mund të vijnë në punë dhe më këtë do të bllokohet hyrja e  deponisë deri në pagesën e borxhit”, deklaroi Besim Dogani, drejtor i Deponisë “Rusino”.

    Borxhlinjtë më të mëdhenj janë komuna e Gostivarit, Zhelinës dhe Jegunovcës. Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari thotë se e kanë paguar borxhin më të madh, ndërsa shton se duhet të gjendet zgjidhje e përhershme.

     “Një pjesë të pagesës e kemi kryer, ka mbetur edhe një pjesë e vogël. Mbi gjysmën e kemi paguar ka mbetur më pak se gjysma që kishim obligim si komunë e Gostivarit  sot kemi takim komunat e rajonit të Pollogut dhe kërkojmë zgjidhje afatgjate dhe shpresojmë që ta gjejmë këtë zgjidhje të paktën deri në fund të mandatit”, tha Arben Taravari, kryetra i Gostivarit.

    Deponia Rusnio u themelua si deponi e përbashkët e komunave të Pollogut. Ndonëse tani janë shfaqur probleme me pagesën, çmimet e janë caktuar nga vetë komunat. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE-ja nuk do të votojë ndryshim të Kushtetutës

    Lajmi i rradhës

    Fshati Sfillare pa mjek amë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë