Fshati Sfillare pa mjek amë!

    -Gjendemi pranë ambulancës Sfillare të Poshtme e cila ka gjashtë muaj që është e mbyllur dhe kjo ndodhi për shkak që mjekja e cila ishte në detyrë ndërroi jetë.

    Banorët ankohen që tani kanë mbetur pa mjeke amë, e si zgjidhje e vetme për kontrolle u ka mbetur të shkojnë në fshatrat përreth, gjë që jo çdoherë është e lehtë sepse u mungon transporti.

    -Vdiq mjekja dhe nuk ka ardhur as një mjek.

    Ku i bëni kontrollet mjekësore?

    -Kontrollimet mjekësore i bëjmë në Saraj, Gjorçe, Kondovë.

    A e kanë të vështirë t’iu pranojnë?

    -Disa mjek nuk na pranojnë dhe kemi ngelur askund.

    -Problem është shumë sepse jemi me pleq, jemi me njerëz të sëmurë, ka njerëz që nuk mund të lëvizin e thërrasim mjekun të vijë për pacientët, nuk dimë as ne çfarë të bëjmë rrugëdalje tjetër nuk ka.

    Banorët pohojnë se kanë kërkuar zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Për këtë problematikë, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Besim Kokën, i cili thotë se së shpejti do shpallin konkurs.

    “Pasi që ka ndërruar jetë doktoresha në fshatin Sfillare, pas procedurave për mbylljen e koncesionit e kemi kaluar në bordin drejtues dhe e kemi dërguar në Ministri të Shëndetësisë. Të hënën e shpallim konkursin në Gazetën Zyrtare dhe brenda një muaji do të mbarojë procedura për koncesion të ri”, deklaroi Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

    Deri para gjysmë viti, kjo ambulancë ka punuar me një staf infermierësh për të kryer nevojat bazë shëndetësore të pacientëve. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Deponia Rusino para mbylljes, shkak borxhi i krijuar nga Komunat e Pollogut

    Lajmi i rradhës

    Nga mesjava pritet të arrij vala e të nxehtit edhe në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë