Deponitë rajonale si zgjidhje!

    Dibra me vite mbeturinat i grumbullon në deponinë e cila gjendet në afërsi të rrugës që lidh qytetin me vendkalimin kufitar Bllatë. Grumbullimi i mbeturinave bëhet në mënyrë të përgjithshme pa asnjë riciklim paraprak. Nga momenti kur ka filluar grumbullimi i mbeturinave në deponinë e deri sot, kjo deponi vazhdon të jetë e egër, thonë përfaqësuesit e pushtetit vendor në Dibër. Situata do të tejkalohet në momentin kur do të fillojë grumbullimi i mbeturinave në deponitë rajonale, por duke marr parasysh ecurinë e ngadalshme për fillimin me punë të deponive rajonale, deponia aktuale e Dibrës ka gjasa të stërmbushet. Ky është një shqetësim i institucioneve lokale dhe i mbar popullatës.

    Në lidhje me problemin e stërmbushjes të deponisë të Dibrës ka debatuar edhe Këshilli i komunës, ku nga ana e pushtetit vendor por edhe i përfaqësuesve të ndërmarrjes komunale publike, kanë dhënë vlerësimet se si qëndron situata me deponinë dhe mirëmbajtjen e saj. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka, ka thënë se deponia brenda 4-5 viteve do të stërmbushet, gjë që duhet ta kemi parasysh ne si pushtet vendor si dhe ndërmarrja komunale.

    “Ne si komunë jemi të përcaktuar që pas ngritjes të deponisë rajonale në afërsi të Manastirit, mbeturinat t’i dërgojmë në deponinë në fjalë. Në nivel qendror në lidhje me grumbullimin e mbeturinave, potencojmë se vazhdon të ketë debate rreth deponive rajonale por zgjidhja është pikërisht dërgimi i mbeturinave në deponinë rajonale. Aktualisht shfrytëzojmë deponinë tradicionale të Dibrës e cila është e egër si në qytete të tjera. Të dhënat të institucioneve qendrore thonë se në qytete do të ketë deponi të përkohshme për grumbullim të mbeturinave të cilët pastaj do të dërgohen në deponitë rajonale”, u shpreh ai.

    Në lidhje me problemin e deponisë ku përfundojnë mbeturinat të qytetit, vlerësimi i ndërmarrjes komunale “Standardi”, është se aktualisht deponia për çdo ditë pranon mbeturina të ndryshme. Drejtori i ndërmarrjes, Burim Kaba shprehet se në këtë deponi përveç mbeturinave të Dibrës përfundojnë edhe mbeturina të vendbanimeve rurale të një pjese të komunës Mavrovë Rostushë, respektivisht nga Reka e Poshtme.

    “Ne marrim kompensim financiar meqë këta mbeturina jashtë komunës tonë mbarojnë në deponinë e Dibrës”, thotë drejtori Kaba.

    Viteve të fundit deponisë shumë herë i është ndez zjarri. Institucionet kompetente por edhe ndërmarrja komunale thotë se zjarret i shkaktojnë persona të cilët grumbullojnë hekurishte e sidomos bakër nga kabllot dhe mbeturinat që huhen në deponi. Është simptomatik fakti se shpesh herë paraqitja e zjarreve lidhet edhe me zhvillimet politike në nivel lokal. Kur jemi tek deponia e cila edhe pse është e rrethuar në pjesën që është në afërsi të rrugës, ajo shkakton një pamje të zymtë për kalimtarët e veçmas për turistët e jashtëm që hyjnë dhe dalin në Shqipëri.

    Poashtu nga deponia kanë pësuan shumë pronar të tokave pjellore në afërsi të saj meqë ujërat që dalin nga deponia kanë ndotur edhe tokat pjellore që janë afër kësaj deponie. Kohëve të fundit është paralajmëruar edhe grumbullimi i mbeturinave në fshatrat e Dibrës, gjë që sigurisht do të përshpejtojë dinamikën e mbushjes të deponisë me mbeturina. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Kolla e keqe, shtohet numri i të vaksinuarve

    Lajmi i rradhës

    Kasami shpalos bartësit e listave të VLEN-it nëpër zonat zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë