Kolla e keqe, shtohet numri i të vaksinuarve

    Numër i shtuar i të vaksinuarve me Diteper në të gjitha pikat e vaksinimit në Shkup.

    Vetëm në poliklinikën Jane Sandanski, që pas shpalljes së epidemisë, në 12 ditët e fundit numri i të vaksinuarve është dyfishuar në krahasim me një muaj më parë.

    Komisioni për sëmundje Infektive njoftoi se situata me kollën e keqe nuk është stabile po e kanë nën kontroll. Numri i të prekurve me këtë sëmundje ka shkuar rreth 60.

    “Për periudhën prej 1 janar deri më 8 shkurt kishte 669 fëmijë të vaksinuar të moshës pararashkollore, ndërsa në periudhën e ardhshme nga 9 shkurti, deri më 21 shkurt, domethënë për vetëm 12 ditë, gjithësej janë vaksinuar 872 fëmijë. Poashtu tërësisht të vaksinuar kundër pertusis, fëmijë të moshës shkollore në periudhën prej 1 janarit deri më 8 shkurt ishin vetëm 127 fëmijë, ndërsa në periudhën e ardhshme gjegjësisht nga 9 shkurti deri më 21 shkurt 264 fëmijë”, tha Maja Manoleva, zv ministre e shëndetësisë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pacientët me mbështetje mekanike të zemrës, kërkojnë barna moderne

    Lajmi i rradhës

    Deponitë rajonale si zgjidhje!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë