Deputetët nuk kishin interes të dëgjonin EShR-në lidhur me financimin e partive politike

    Deputetët duket se nuk kanë fare interes për të dëgjuar se si janë financuar partitë gjatë fushatës, por edhe raportet e tjera të rëndësishme të Entit Shtetëror për Revizion.

    Përderisa në sallë u diskutua për punën e këtij Institucioni, të pranishëm ishin përfaqësuesit e OSBE-së dhe vetëm deputetja Monika Zajkova e PLD-së.

    “Më vjen keq që një diskutim i tillë i rëndësishëm nuk gjeti interes tek deputetët dhe më vjen turp që këta njerëz këtu sikur të prezantojnë për vete e jo për atë se çfarë ne duhet të bëjmë. Më lejoni të kërkoj falje në emër të të gjithëve që po flisni para një salle të zbrazur”, tha Monika Zajkova – PLD.

    “Pajtohem me ju. Është për të ardhur keq kur ne japim mund dhe energji dhe nuk e gjejmë atë që e presim mirëpo çfarë të bëjmë. Siç kalon koha gjërat ndryshojnë”, u shpreh Maksim Acevski – Kryetar i ESHR.

    Drejtori i Revizionit Acevski tha për Alsat se është i kënaqur nga bashkëpunimi me Prokurorinë Publike. Sipas tij Prokuroria ka vepruar ndaj të gjitha raporteve që i kanë dorëzuar nga mbikëqyrjet që kanë bërë në institucione të ndryshme.

    “Si Ent Shtetëror për Revizion gjithsesi se jemi të kënaqur nga mënyra e veprimit pasi mund të vërehet edhe në opinion edhe në procedurë gjyqësore ka veprime të caktuara të cilat kanë dalë si rezultat i punës sonë dhe nga raportet e dorëzuara në Prokurori”, tha Maksim Acevski – Kryetar i ESHR.

    Kreu i Kuvendit Afrim Gashi theksoi nevojën e shqyrtimit dhe debatimit mbi raportet e Revizionit dhe paralajmëroi se në periudhën që vjen do të rrisin kapacitetet parlamentare për shqyrtimin e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse guri në veshka kthehet sërish?!

    Lajmi i rradhës

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë