Deputeti i BDI-së Arbër Ademi e mban të bllokuar ligjin për media

    Ministrit të Shoqërisë Informatike, Azir Aliu i është thënë se ekspert të BE-së dhe Komisionit Evropian kanë mendime kundër zgjidhje së propozuar ligjore në propozimin-Ligjin për shërbime audi dhe audio vizuale. Megjithëse Aliu nuk ka parë mendim konkret apo të shkruar. Në një prononcim për media, Aliu tha se zgjidhja ligjore rregullon dhe përmirëson hapësirën mediatike në vend dhe si i tillë duhet të miratohet. I pyetur nëse propozimi bllokohet qëllimisht nga kreu i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, përkatësisht për shkak të Televizionit Alsat, Aliu tha se nuk ka informacion.

    “Kam kërkuar shpjegim për të gjitha ligjet. Për ligjin konkret më është thënë se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe një grup i ekspertëve kanë dhënë mendim negativ për ligjin dhe për këtë arsye duhet shqyrtohet akoma më gjerë. Për ndonjë ngecje me tentativë nuk kam informacion”, deklaroi Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) ka reaguar për mosvënien në rend dite të Ligjit për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele në Komisionin për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga kuadri i BDI-së, Arbër Ademi. Asociacioni vlerëson se mbetet e pakuptimtë fakti se edhe pse është miratuar nevoja e ligjit, Ademi dhe subjekti të cilit i takon ai vazhdojnë të mbajnë të bllokuar zgjidhjen ligjore për arsye të pashpjeguara në mënyrë publike.

    “Nuk duam të besojmë se përfaqësuesi i BDI-së Arbër Ademi për arsye të njohura vetëm për partinë e tij nuk dëshiron t’i vendos në rend dite për votim ligjin i cili rregullon piraterinë, tregun mediatik dhe mundëson kontroll transparent të shpenzimit të parave të buxhetit. Mos vendosjen e këtij ligji para Komisionit e konsiderojmë si shantazh ndaj neve anëtarëve të AMM-së para zgjedhjeve të ardhshme dhe në këtë mënyrë si përzierje indirekte ndaj politikës tonë editoriale”, thonë nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM).

    Ndryshimet parashikojnë rregullimin e piraterisë mediatike, harmonizimin e standardeve me direktivat Evropiane dhe përmirësimin e tregut mediat vendas. Nevoja është miratuar në nëntor të vitit 2023 dhe ka mbetur pranë fazës së shqyrtimit të amendamenteve, përkatësisht po mbahet peng dhe nuk po lejohet leximi i dytë.

    Lajmi Paraprak

    Myftinia e Tetovës: policia bashkë me disa persona kanë tentuar të futen me forcë në objektin tonë

    Lajmi i rradhës

    Greqia nuk e toleron Maqedoninë e Veriut për afatet e pasaportave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë