Deputeti i VMRO-DPMNE kundër paraleles shqipe në Çashkë, Ferati po nxit tensione ndëretnike

    Deputeti i opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE, Igor Zdravkovski ka protestuar sot në Çashkë dhe ka dërguar akuza deri te drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Halit Ferati, siç thotë, “për përvetësim të territoreve maqedonase dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike”.

    Zdravkovski është shprehur kundër mësimit shqip në Çashkë dhe propozon që të hapet shkollë në Jabollçishtë.

    “Kjo çfarë ndodh këtu, ka ndodhur para disa muajsh në Veles dhe ky është përvetësim klasik i territoreve. Ajo çfarë ata duan, është që në një vendbanim të pastër maqedonas, sikur në libra siç ndodhte në vitin ’97-të në Gostivar, në Kërçovë, në Tetovë, të njëjtën ta zbatojnë edhe këtu. Si maqedonas, si qytetarë u është ofruar të hapet shkollë në vendbanimet e tyre ku ata janë popullsi dominuese, megjithatë është e dukshme se ka intencë që të shkaktohen tensione ndëretnike. Unë, përveç ofertës për shkollë në vendbanimin e tyre dhe aty ku ata mund të sigurojnë transport, për tjetër mendoj se nuk duhet të heqim dorë dhe të ofrohet. Përderisa vendbanimi Çashkë ka banor maqedonas, duhet të mësohet maqedonisht. As një hap mbrapa nuk duhet të bëhet nga kjo. E kemi parë çfarë ka ndodhur në Kërçovë, e kemi parë çfarë ka ndodhur në Gostivar, ta dini se kur macja luan në fqinj, do të na vijë edhe këtu. Këtë herë, këta kaçakë të udhëhequr nga Halit Ferati, publikisht do të them para të gjithëve, i cili është drejtor i ISHA-së dhe i cili dëshiron të dalë “mangupi” më i madh në lagjen e Jabollçishtës, ka vetëm një qëllim – të nxisë tensione ndëretnike”, tha Zdravkovski,

    Lajmi Paraprak

    “Grubi financon dhjetëra portale me para të qytetarëve”

    Lajmi i rradhës

    Spondiloartriti – Sëmundja që prek nyjat e shtyllës kurrizore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë