Dorëhiqet Ziadin Sela

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

    Ai theksoi se arsyeja e dorëheqjes së tij janë rezultatet në zgjedhjet e fundit në Tetovë.

    “Kisha takim sot me kryesinë e ngushtë të ASH-së. Biseduam rreth situatës politike, pas zgjedhjeve lokale në Tetovë. Qëndroj pas çdo fjale që e kam dhënë dhe ajo ëqështë që Tetova nuk është vetëm komunë dhe qytet. Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tone dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”.

    “Në periudhën e ardhshme partia do të duhet të vendosë kush do të jetë kryetar i partisë. e Falënderoj mundësinë të falënderoj mbështetësit e ASH-së dhe gjithashtu i ftoj të besojnë edhe më tej, pasi nga ky proces ne do të dalim edhe më të fortë”, tha mes tjerash Sela.

    I pyetur nga Nistori për dështimin e koalicionimit me Lëvizjen Besa, ai tha se qasja e funksionarëve të Lëvizjes Besa ka qenë ofenduese ndaj tyre./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Partia Besa fiton zgjedhjet në Tetovë ndaj BDI-ja e Ali Ahmetit pranon humbjen

    Lajmi i rradhës

    Fillojnë hetimet mbi dy aksidentet rrugore që shkaktuan 35 viktima në Turqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë