“Deri kur EVN-ja do t’i zhvatë qytetarët”

    Jemi të vetëdijshëm se kriza ekonomike dhe financiare i ka lodhur të gjithë qytetarët. Qeveria, gjoja, ka ndërmarrë një sërë masash dhe projektesh për ta zbutur këtë krizë dhe për t’u ndalë në ndihmë qytetarëve, por në këtë kohë të krizës dalin në skenë edhe fenomene të ndryshme, si dhe cilësi të njerëzve dhe organizatave dhe korporatave të caktuara. E tillë është edhe fytyra e EVN-së, për të cilën fatkeqësisht mund të shkruajmë enciklopedi me reagime dhe padrejtësi të bëra ndaj qytetarëve, kanë theksuar nga Alternativa.

    “Faturat e qytetarëve të Kumanovës, të harxhimit të energjisë elektrike janë të frikshme. Fatura të tilla nuk gjen askund në botë. Kjo sidomos i dëmtoi mërgimtarët, të cilët qëndruan në vendlindje një ose dy javë, ndërsa paguan energji elektrike nga 300 deri në 1000 euro. I dëmtoi edhe kumanovarët të cilët paguan fatura të energjisë elektrike dyfish më të larta se në të kaluarën”, tha Orhan Kurtishi nga Alternativa.

    Nga Alternativa pyesin publikisht institucionet e shtetit dhe drejtuesit e EVN-së se kur do të jetë mjaft? A do të ngopet dikur grykësia e tyre dhe zhvatja e xhepit të qytetarëve?

    “Për fat të keq, qeveria po fsheh fytyrën e vërtetë të EVN-së. Komoditeti i EVN-së ka një emër, e ai është xhepi i partive të koalicionit në qeveri. Megjithatë, më 8 maj do t`i themi mjaft zhvatjes së qytetarëve”, shtoi Kurtishi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shmangni këto ushqime nëse keni probleme me fshikëzën

    Lajmi i rradhës

    Mbretëresha e bletëve: Lufta e 11-vjeçares nga Prishtina për ta mbrojtur Tokën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë