Deri më 20 shtator mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje ka mbajtur seancë në të cilën ka marrë disa vendime.

    Nga Qeveria e vendit njoftojnë se mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator.

    “Në këtë seancë, Qeveria vendosi që mësimi në shkollat ​​e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të zhvillohet online deri më 20 shtator në vend të 14 shtatorit siç ishte planifikuar në vendimin e mëparshëm”, theksojnë nga Qeveria.

    Ky vendim është sjellë për shkak të gjendjes epidemiologjike në këto qytete.

    Lajmi Paraprak

    Dimitrov në Selanik, konferencë për Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Kurti thotë se Kosova nuk do të jetë pjesë e nismës Ballkani i Hapur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë