Deri të shtunën, mot i paqëndrueshëm në vend

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

    Lokalisht do të ketë mot të lig afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

    Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

    Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të lig afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fortë dhe shkarkime elektrike.

    Temperatura minimale do të ulet deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

    Deri të shtunën do të vazhdojë periudha e motit të paqëndrueshëm.

    Paradite do të ketë periudha me diell, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes vende-vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

    Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

    Nga e diela do të ketë qëndrueshmëri graduale të motit me rritje të temperaturës ditore, por në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

    Lajmi Paraprak

    Shea: NATO-ja garanton sigurinë në Kosovë, jo Beogradi

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimeve godet më së shumti bujqësinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë