“Derisa vendet tjera bëjnë marrëveshje për rrymë më të lirë, tek ne paralajmërohet shtrenjtim”

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se “derisa vendet tjera bëjnë marrëveshje për energji elektrike më të lirë, tek ne paralajmërohet shtrenjtim”.

    Nga VMRO-DPMNE e pyesin Kovaçevskin se çfarë ka bërë deri tani, duke e ditur se do të ketë krizë energjetike.

    “Maqedonia me Kovaçevskin kryeministër sërish është lënë në baltë. Qymyri blihet me çmime të shtrenjta dhe nuk dihet as sa ka, nuk ka mjaftueshëm naftë dhe TEC-i i Negotinës funksionon me gjysmë kapaciteti dhe gazi kushton. Kovaçevski kishte gjithë verën për të marrë energji dhe nuk e bëri. Sa për krahasim, vendet fqinje dhe Evropa që nuk kanë qymyr e blejnë atë, e ruajnë gazin dhe lidhin kontrata për blerjen e energjisë elektrike sipas kushteve të tregut”.

    “Shembulli i fundit i marrëveshjes për blerjen e energjisë elektrike me çmim të favorshëm prodhimi është ndërmjet Serbisë dhe Azerbajxhanit. E ndërsa vendet e tjera bien dakord për çmime të lira për blerjen e energjisë elektrike, dyshja Kovaçevski paralajmëron se rryma do të shtrenjtohet në vendin tonë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Günter Seufert: Turqia krijon fakte të kryera në Detin Egje

    Lajmi i rradhës

    Disa opsione për tejkalimin e krizës Kosovë-Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë