Dëshmitarja në tragjedinë në “Pulse”: mjetet piroteknike ishin vendosur shumë afër publikut

    “U mbajt një seancë e re gjyqësore për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan. Dëshmitarja në sallë theksoi se mjetet piroteknike ishin vendosur në skenë pak para performancës së grupit DNK”.

    Nga tre dëshmitarët e thirrur për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan, në sallë u paraqit vetëm dëshmitarja Tea Gjorgjieva. Dy dëshmitarët e tjerë nuk kanë mundur të sigurohen as me polici, theksoi gjyqtarja. Gjorgjieva në natën tragjike, ndodhej përpara skenës ku performonte grupi DNK.

    Kur hyra, nuk kishte mjete piroteknike në skenë; më vonë u vendosën, nuk vura re kush i vendosi. Ato ishin vendosur mjaft pranë nesh; madje i thashë një shoqeje se janë shumë afër dhe mund të na bien në flokë.

    – kur hyra, nuk kishte mjete piroteknike në skenë

    – ishin vendosur shumë pranë nesh

    Gjorgjieva theksoi se kur panë që nga shkëndijat e piroteknikës kishte marrë flakë tavani, në fillim nuk e morën seriozisht, derisa një anëtar i grupit DNK tha në mikrofon që të dilnin të gjithë jashtë. Gjatë daljes, u bllokuan në hapësirën mes derës hyrëse dhe derës dalëse të diskotekës, tha Tea Gjorgjieva, dëshmitare.

    Njeva një erë të çuditshme dhe pas meje dëgjoja shpërthime. Isha e bllokuar me derës dalëse dhe hyrëse. Në atë moment isha në pozicion shtrirë dhe kërkoja ndihmë, pranë meje mbaja një shok për dore. E pashë Stojançon nga sigurimi; më kapi për duar dhe më nxori, tha ajo. (Tea Gjorgjieva, dëshmitare)

    – isha e bllokuar dhe kërkoja ndihmë

    Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së pronarit të “Puls”-it, Dejan Jovanov, që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, nga Prokuroria njoftuan se do të deklarohen në seancën e radhës. Gjyqi për zjarrin në “Puls”, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, vazhdon më 28 prill. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    AUV: në RMV nuk ka ushqim të pasigurt për foshnje nga Hipp

    Lajmi i rradhës

    Qeveria teknike shkon në histori? Do të vlejë vetëm edhe një palë zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë