Dështuan interpelancat ndaj funksionarëve qeveritarë në RMV

    Izet Mexhiti arriti t’i shpëtojë interpelancës nga ana e deputetëve, pasi vetëm tre deputetë votuan “pro”, përcjell Nistori.

    Ndërkaq, “kundër” interpelancës votuan pjesa më e madhe e deputetëve, 64 kurse “asnjë” i përmbajtur.

    “Konstatoj se Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për punën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Izet Mexhitit”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

    Nuk kaloi as interpelanca ndaj Ivan Stoillkoviqit

    Sonte në Kuvend është debatuar edhe ndaj interpelancës së ministrit për Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoillkoviq.

    Por kjo interpelancë nuk kaloi sepse vetëm 7 deputetë votuan “pro”, e kurse 52 ishin “kundër”.

    Pas Izet Mexhitit dhe Ivan Stoillkoviqit, interpelancës i ka shpëtuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

    Interpelanca nuk ka kaluar pasi vetëm 7 deputetë votuan “pro”, kurse 63 “kundër”. Interpelanca ndaj Toshkovskit është parashtruar nga deputetët e Frontit Europian.

    Nuk kalon interpelanca ndaj Astrit Isenit

    Kuvendi ka mbaruar me interpelancat e parashtruara. E fundit ishte ajo për zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

    Interpelanca e Isenit nuk ka kaluar, sepse “pro” votuan vetëm 4 deputetë, e kurse kundër 62. Interpelanca ishte parashtruar nga deputetët e Frontit Europian, për siç tha deputetja Dijana Toska, “për nivelin e lartë të paaftësisë”. /Nistori/


    Lajmi Paraprak

    Verifikuesit e fakteve në mbarë botën me letër të hapur deri te Mark Zuckerberg

    Lajmi i rradhës

    Rriten çmimet në RMV, rritet edhe inflacioni!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë