Sela: populli është vula më e mirë!

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka falënderuar anëtarët e të gjitha partive nga koalicioni Fronti Europian për mbështetjen madhështore në zgjedhje, përcjell Nistori.

    “Kemi thënë që në fillim, se gjithmonë do të dëgjojmë zërin tuaj dhe do të punojmë për të ardhmen tuaj. Mbështetja juaj është edhe një dëshmi për pastërtinë e politikave tona. Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë.

    Sela u bëri thirrje të gjithë aktivistëve që janë në krahun e Taravarit, por njëkohësisht janë me zemër Aleancë që të rikthehen në parti. Ndërkohë, Sela shkruan se ata që nuk e deshtën Aleancën për Shqiptarët, deshtën ta ribrendojnë, modifikojnë, ta kontrabandojnë e në fund ta zhdukin, i ftoi të heqin dorë, të distancohen nga ASh dhe të ndërtojnë partit të reja ose të hyjnë në kasollet e të tjerëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pas zgjedhjeve presidenciale, partitë vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare

    Lajmi i rradhës

    LSDM beson në përmbysje, VMRO i frikësohet bojkotit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë