Detaje të reja nga vendimi i Gjykatës për Sasho Mijallkov

    Gjykata e Apelit ka vendosur që Sasho Mijallkovin ta obligojë me paraqitje, ndërsa i është konfiskuar edhe pasaporta.

    Kjo nënkupton që Mijallkov nuk do të qëndrojë as në arrest shtëpiak.

    Garancia e vetme për sigurinë e tij është ajo financiare prej 11 milionë eurove.

    Kujtojmë se ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, ka ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për uljen e masës së kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Alsat merr vesh se Gjykata e Apelit ka pranuar garancinë.

    Ankesa e Prokurorisë Publike kundër vendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurimit nuk e anulon zbatimin e vendimit në këtë fazë. Domethënë, përkundër ankesës së Prokurorisë, Mijalkov do të lirohet nga paraburgimi!

    Mijalkov është në paraburgim në Burgun e Shkupit që nga 26 shkurti. Ai u dënua me 12 vite burg për çështjen “Target – Kala” për përgjime të paligjshme dhe me 8 vite burg për çështjen “Thesari. “Titanik 2” dhe “Tortura” janë në gjyq, i cili është në prag të vendimit. Më 12 maj të këtij viti, prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të dyshuarve është edhe Mijalkov. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon të “ushqehet” konspiracioni se korona spërkatet me aeroplanë, mjeku Asani shpjegon si shpërndahet virusi

    Lajmi i rradhës

    Publikohen të dhënat e 637 mijë shqiptarëve ku tregon se kush merr rrogën më të lartë, Prokuroria nis verifikimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë