Detektohen gjashtë raste të murtajës afrikane në RMV

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informon se në vend janë detektuar gjashtë raste të infektimit të derrave me Murtajën afrikane, siç janë: Damça, Piance, Koçan, Çeshinovo, Obleleshevo dhe Mojance.

    Ky virus i derrave rrezikon kafshët shtëpiake dhe fermat me ç’rast janë lokalizuar si gjashtë vatra të infeksionit në rreze prej 3 km.

    Meqenëse nuk ka ilaç e as vaksinë për këtë virus, Agjencia do zbatojë asgjësimin e derrave në këtë perimetër me ç’rast do bëhet dëmshpërblimi i blegtorëve dhe fermerëve.

    Ky virus i derrave, sipas autoriteteve nuk bartet tek njerëzit.

    Lajmi Paraprak

    21 vjet nga masakra e Lubotenit

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Kur Serbia flet për vrasje e dhunë, flet për vete e jo për Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë