“Dhe ky është Arben Taravari” / Nora Taravari citon një hadith: më i miri prej jush është ai që është i mirë me familjen e tij

    Nora Taravari ka mbajtur fjalim në konventën promovuese të bashkëshortit të saj, Arben Taravarit për president të Maqedonisë së Veriut.

    Ajo tha se paraqitja në skenën e sotme, shkruan histori – si femra e parë e një politikani shqiptar që promovon bashkëshortin e saj për të kërkuar votën e shqiptarëve.

    E prezantoi veten dhe foli fjalët më të mira për bashkëshortin e saj duke cituar një hadith të profetit Muhamed.

    “Më i miri prej jush është ai që është i mirë me familjen e tij. Dhe ky është Arben Taravari”, tha Nora Taravari.

    Kujtoi një detaj nga bashkëshorti i saj në procesin e edukimit të dy bijve të tyre.

    “Dy djemtë tanë asnjëherë nuk e diskutojnë fjalën e Arbenit, sepse ai asnjëherë nuk e ngriti zërin ndaj tyre”, tha Nora dhe tha se ai fiton “çdo betejë, por me mirësi”.

    “Kështu do ta fitojë edhe këtë betejë”.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV vuajnë nga ankthi dhe tensioni i lartë i gjakut

    Lajmi i rradhës

    Përmbaruesit dhe gjykatat në RMV nuk kanë fshirë asnjë borxh për shkak të vjetërsimit, ndërsa nëse e bëjnë këtë, Apeli i kthen në jetë borxhet e vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë