Dhjetë vjet nga konflikti në “Lagjen e Trimave”: kujtesë, reflektim dhe pasoja

    Konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, i ndodhur më 9 dhe 10 maj 2015, është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të diskutueshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.

    Çfarë ndodhi?

    Një grup i armatosur, që identifikohej si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hyri në lagjen e ashtuquajtur “Lagjja e Trimave” të Kumanovës dhe u përball me forcat speciale të policisë maqedonase. Gjatë këtyre luftimeve, humbën jetën 18 persona: 8 policë maqedonasë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Po ashtu, shumë shtëpi dhe pasuri private u shkatërruan, duke shkaktuar pasiguri dhe frikë në qytet.

    Dënimet dhe procesi gjyqësor

    Në vitin 2017, Gjykata Penale e Shkupit shpalli aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, duke dënuar 37 persona për veprën penale “terrorizëm”. Shtatë prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët morën dënime që arrijnë deri në 40 vjet burgim. Në total, dënimet e shqiptuara arritën në 746 vjet burg. Ky proces gjyqësor ka ngjallur debate të shumta, pasi disa të akuzuar dhe mbështetës të tyre kanë pretenduar se ngjarja ishte një provokim i orkestruar nga autoritetet për të shpërqendruar vëmendjen nga çështje të brendshme politike.

    Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

    Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi, ndërsa Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat.

    Lajmi Paraprak

    Tre muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende pa Kuvend të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë