Mexhiti: Do të ketë punësime të reja në shëndetësi

    Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se po shqyrtojnë mundësinë për punësime të reja në institucionet shëndetësore të vendit. Mexhiti nuk tregoi se kur dhe çfarë kuadro do të punësohen, por tha se kanë kërkuar nga institucionet që të dërgojnë të dhëna për mungesën e kuadrit.

    “Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet në Maqedoni që të na dorëzojnë, sa janë nevojat, kërkesat, për çfarë zgjidhje kadrovike, të ketë në këtë edhe sistematizim, të ketë funksionalitet, për këtë nuk mund të shpejtojmë aq dhe normalisht duke e ditur gjendjen financiare të shtetit, normalisht që duhet të adaptohemi edhe me këtë. A do të ketë punësime? Po do të ketë, por nuk mund të them se nesër do të jenë të njëjtat”, tha mes tjerash Mexhiti.

    Kujtojmë se Mexhiti mori detyrën si ministër në mars të këtij viti. Ai poashtu premtoi edhe rritje pagash në shëndetësi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E punësoi vajzën 14-vjeçare në një pastiçeri, ndërsa të ardhurat e fituara i ka marrë për të shlyer borxhet e tij

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov: 200 deri 240 mjekë për çdo vit e lëshojnë Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë