Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi i vullkanit Nyiragongo

    Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë shpërthimit të vullkanit Nyiragongo në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

    Në një njoftim nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) thuhet se me aktivizimin e vullkanit në lindje të vendit, mbi 25 mijë persona janë detyruar të migrojnë.

    Vullkani është aktivizuar në mbrëmjen e së shtunës dhe sipas vlerësimeve të para të paktën 15 persona kanë humbur jetën.

    Gjithashtu edhe 5.000 persona janë detyruar të strehohen në shtetin fqinj Ruanda pas shpërthimit të një ndër vullkanet më aktive në botë.

    Pas shpërthimit të vullkanit zyrtarët filluan evakuimet në rajon.

    Pasi Nyiragongo kishte shpërthyer në vitin 2002 të paktën 250 persona kishin humbur jetën, ndërsa 120 mijë ishin detyruar të migrojnë. /AA/

    Lajmi Paraprak

    Ja çfarë përmbante një kontratë pune për mësuese në vitin 1923

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Nuk i frikësohem “Shqipërisë së madhe”, jemi në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë