DHUNA DIGJITALE | 40 për qind e grave viktima të bullizmit kibernetik

    Dhuna digjitale është gjithashtu dhunë, dhe platformat e mediave sociale po bëhen vende krimi. Gratë dhe vajzat, minoritetet dhe të margjinalizuarit janë më të rrezikuar nga abuzimi i fotografive të tyre në internet. Kështu u tha në një forum rajonal të organizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA, i cili vuri në dukje se 85% e grave ishin dëshmitare të dhunës në internet, ndërsa 40% ishin viktima të bullizmit kibernetik.

    “Besoj se secili prej nesh, nëpërmjet mjeteve që kemi në dispozicion, duhet të jetë mbështetës i fushatës “bodyright”, që synon të ndërmarrë veprime për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave në hapësirën virtuale”, tha Elizabeta Gjorgievska, bashkëshorte e Presidentit Stevo Pendarovski.

    “Sot diku në këtë moment ndonjë vajzë po ngacmohet online. Diku sot në këto momente po shpërndahet në hapësirën kibernetike një fotografi e një gruaje të re, pa pëlqimin e saj. “Diku në këtë moment një grua po i nënshtrohet bullizmit në internet, që shkakton çrregullime psikologjike, emocionale dhe fizike”, deklaroi Artur Erken, UNFPA.

    “Fatkeqësisht, po ashtu jemi dëshmitarë të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe seksizmit ndaj grave dhe vajzave përmes rrjeteve sociale. Gratë dhe vajzat janë në shënjestër të ofendimeve, dhe fotot dhe videot e tyre janë subjekt i akteve degraduese seksuale pa pëlqimin e grave dhe vajzave. Prandaj është detyrimi ynë i përbashkët të luftojmë kundër kësaj shkeljeje të të drejtave njerëzore të grave”, deklaroi Jovanka Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë po e shkakton ndryshimin e strukturës së popullsisë në Kosovë?

    Lajmi i rradhës

    Të merren masa për të shpëtuar Liqenin e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë