Të merren masa për të shpëtuar Liqenin e Ohrit

    Në dekadat e fundit, Liqeni i Ohrit dhe rajoni i Ohrit janë nën presion serioz nga urbanizimi masiv, shkatërrimi i pakontrolluar i bregut, por edhe turizmi masiv, thonë ekspertët, në kuadër të Ditës së Liqenit të Ohrit 21 qershori.

    “Në 30 deri në 50 vitet e fundit presioni njerëzor është rritur. Bëhet fjalë për ujërat e zeza që derdhen në liqen, për kafshët, pra biodiversitetin, të cilët shqetësohen në liqen dhe turistët që janë një faktor i madh në vetvete dhe për këtë arsye duhet të merren masa. Prandaj e kuptoj pse UNESKO dëshiron ta vendosë Ohrin në listën e zonave të rrezikuara. Mendimi im është që dy gjëra duhen të bëhen menjëherë. Njëra është të përmirësohet funksionimi i sistemit kolektor dhe e dyta është të bëhet një marinë e duhur, e cila do të jetë e ndarë nga liqeni dhe nuk do të sjellë probleme për biodiversitetin”, tha Daniel Bogner – Ekspert i Zonave të Mbrojtura.

    Edhe nga Instituti Hidrobiologjik në Ohër thonë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për zgjidhjen e këtyre problemeve.

    “Objektet që hyjnë apo prishin mjedisin, ajo që ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, i kam përmendur shumë herë se çdo ndërhyrje në çdo segment të liqenit ka pasoja për vetë ekosistemet”, u shpreh Orhidea Taseska – Drejtoreshë e Institutit Hidrobiologjik Ohër.

    Në tribunën që u mbajt në Ohër u tha se problem serioz për Liqenin e Ohrit është përdorimi i mjeteve lundruese që punojnë me karburante, dhe shumë shpesh ka derdhje të vajrave motorik në ujërat e liqenit. Gjithsesi problemi kryesor është ai me ndërtimet pa leje, diçka për të cilën UNESKO ka paralajmëruar prej vitesh. Edhe pse pushteti vendor i mëparshëm mori masa për pastrimin e objekteve pa leje nga plazhet, me ndryshimin e pushtetit, aktivitetet e tilla janë pezulluar. Plazhet nuk funksionojnë, objektet janë të mbyllura. Ndryshe nga Ohri, kryetari i Strugës Merko njofton se do të rregullohen plazhe të reja në bregun e Strugës dhe se lokacionet do të lëshohen sipas atyre ekzistuese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    DHUNA DIGJITALE | 40 për qind e grave viktima të bullizmit kibernetik

    Lajmi i rradhës

    Sot bëhet varrimi i Enisit nga Tetova, i cili u mbyt në bregdetin e Malit të Zi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë