Dhunuan nënën e dëshmorit në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, lirohen infermieret

    Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

    Telegrafi merr vesh se tri infermierët e përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

    Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

    Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

    Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

    Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka tërhequr licencën. Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet. 

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, në shtëpinë e kokainës – 24 ton pleh i përzierë me kokainë mbahej në oborrin e shtëpisë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Karakteri politik i drejtshkrimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë