Diaspora do të votojë vetëm për president, nuk ka mjaftueshëm aplikime për zgjedhjet për deputetë

    Gjithsej 2954 mërgimtarë tanë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, sipas të dhënave nga uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga mbrëmë, janë pranuar 2610, dy janë të papërpunuara, ndërsa janë refuzuar 342, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Ky numër mund të ndryshojë nëse Ministria e Punëve të Jashtme, më së voni deri më 21 mars, në KShZ i dorëzon raportet e qytetarëve tanë në përfaqësitë diplomatike-konsullore, sipas orarit për zgjedhje. Megjithatë, është e sigurt se votimi do të organizohet vetëm për zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e deputetëve.

    Votimi për president më 24 prill dhe për raundin e dytë më 8 maj, në bazë të aplikimeve të pranuara, duhet të organizohet në 24 vende. Për organizimin e zgjedhjeve në një nga përfaqësitë diplomatike-konsullore është e nevojshme të regjistrohen së paku dhjetë zgjedhës.

    Më së shumti kërkesa të pranuara për votim ka në Gjermani  – 578, pastaj në Slloveni – 327, në SHBA  – 241, në Zvicër – 182, në Kanada – 122, në Austri – 116, në Itali  – 101, në Australi – 97, në Belgjikë 91… Në mesin e vendeve ku ka më së paku të regjistruar është Kina ku ka 12 shtetas tanë që duan të votojnë në zgjedhje.

    Lajmi Paraprak

    Osmani i kundërpërgjigjet Hillit: vetëm Rusia është më larg NATO-s sesa Serbia

    Lajmi i rradhës

    Dhjetë shprehi të këqija gjatë Ramazanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë