Dibër, bulmetet shiten në rrugë!

    Nevoja për konsumimin e bulmeteve si në të gjithë qytetet e vendit ashtu edhe në Dibër, është shumë e madhe. Përdorimi i bulmeteve është i përditshëm, por në Dibër edhe më tej nuk ka shitore speciale për shitjen e bulmeteve edhe pse kushtet për shitjen e bulmeteve në tregun e gjelbër janë larg standardeve të nevojshme.

    Kushtet në të cilët shiten bulmetet janë pa standardet e nevojshme, dhe një situatë e këtillë tolerohet pa sqarime edhe nga institucionet kompetente, respektivisht inspektorëve të kësaj sfere. Dukuria është shqetësuese, thonë dibranët dhe kërkojnë që kompetentët të marrin masa që prodhimet e qumështit të shiten ashtu siç duhet, duke respektuar normat që garantojnë sigurinë e bulmeteve gjatë ushqimit.

    Një pjesë e bulmeteve shiten në disa shitore, por pjesa dërmuese e tyre mund të blihet në tregun e gjelbër të qytetit si dhe në disa rrugë, ku plasohet qumështi nga ana e disa blegtorëve. Dibranët janë të pakënaqur nga kushtet ku shiten bulmetet, po nuk kanë rrugëdalje tjetër dhe ata i blejnë. Qumështi, djathi, kaçkavalli, tëlyeni, gjiza, kosi etj, shiten në tregun e qytetit. Ata vendosen vend e pavend, meqë nuk ka një vend të posaçëm për shitjen e tyre. Në tregun e vjetër të qytetit edhe pse i vjetër kishte një vend për tregtimin e bulmeteve, por këtu nuk ka. Poashtu as nuk ka informatë për kualitetin dhe sigurinë e bulmeteve, por as blegtorëve. Rreth këtij problem biseduam me veterinerin edhe Dr të diplomuar dibran Maksut Kërluku. Kjo që ndodh në Dibër nuk duhet të ndodh.

    “Dibrës i duhet patjetër një shitore e specializuar për shitjen e bulmeteve, e cila do t’i ketë të gjithë pajisjet për mirëmbajtjen e bulmeteve, siç janë frigoriferët e tj. Dihet se bulmetet kërkojnë temperature të veçanta”, thotë ai.

    Në një situate të këtillë konsumatori blen bulmete por nuk ka një garanci për kualitetin dhe sigurinë të bulmetit. Kjo dukuri duhet të trajtohet nga kompetentët, thotë veterineri Maksut Kërluku për gazetën Koha. Ai sqaron se edhe tregu i gjelbër duhet të ketë një kënd të veçantë me të gjithë pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të bulmeteve. Vazhdon të shitet një pjesë e madhe e qumështit nëpër rrugët e qytetit, shitet djathi i bardhë poashtu në rrugë, prandaj edhe sugjerimet e veterinerit duhet t’i kenë parasysh kompetentët. Në lidhje me këtë situatë biseduam edhe me disa dibranë. Asan F. jeton vitet e 70-ta. Ai thotë se shitja e bulmeteve është jashtë kontrollit të institucioneve.

    “Kush do shet bulmete në rrugë. Po kush garanton kualitetin e tyre. Më shqetëson se edhe nuk ka kontroll të kësaj situate, ashtu siç ishte në të kaluarën. Shoh në tregun e qytetit ka blegtorë nga fshatrat e Dibrës, Zhupës dhe Rekës që shesin djathë, gjizë, ajkë dhe qumësht. Nuk besoj se ndokush ka bërë kontrollin e prodhimeve të qumështit”, shprehet ai.

    Takojmë në tregun e Dibrës edhe Jeton M. Ai thotë se me që nuk ka besim në kualitetin dhe higjienën e bulmeteve këtu në tregun e gjelbër, ata i blen në një nga marketet të Dibrës. Por shton se kompetentët duhet të kontrollojnë bulmetet si në aspektin e kualitetit, sigurisë por edhe kush ata i shet.

    Lajmi Paraprak

    PËR 30 VJET, 36 NDRYSHIME KUSHTETUESE!

    Lajmi i rradhës

    SHTRENJTIMI I MADH I BANESAVE | 3000 euro metër katrori në Shkup  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë