Dibër, numër i madh i të prekurve me gripin sezonal

    Komuna Dibër sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka numër më të madh të të prekurve me gripin sezonal. Udhëheqësi i njësisë për shëndet publik, epidemiologu Mentor Mela deklaroi se vetëm për një javë numri i personave që janë prekur me gripin sezonal dhe të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga mjekët amë dhe në Spitalin e Dibrës është mbi 200.

    “Çdo ditë rritet numri i pacientëve të sëmurë nga gripi sezonal të cilët kanë probleme me temperaturë të lartë, me dhimbje koke, plogështi, dhe probleme me organet e frymëmarrjes”, thotë epidemiologu Mentor Mela.

    Sipas tij, habit fakti se numri më i madh i të sëmurëve nga gripi sezonal është tek pacientët e moshës nga 15 deri në 64 ndërsa më i vogël është numri prej 5 deri në 14 vjeç. Rritet edhe numri i fëmijëve nga çerdhja “Breshia” që janë të prekur me gripin sezonal.

    Drejtoresha Ajrie Daçi thotë se po ndërmerren të gjithë aktivitetet për distancimin e këtyre fëmijëve nga fëmijët tjerë me qëllim që virusi të mos përhapet. Në institucionet shëndetësore janë ndërmarr të gjithë aktivitetet për mbrojtjen nga gripi sezonal. Grip sezonal u paraqit në fillim të muajit nëntor por ajo u zgjerua gjatë muajit dhjetor, shton Mela. Njëherit të theksojmë se në prag të sezonit kur paraqitet gripi sezonal në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë u vaksinuan kundër gripit sezonal rreth 500 persona që do të thotë se ky numër thuajse është i njëjtë me numri e të vaksinuarve vite më parë.

    Apeli i doktor Melës është se pacientët të paraqiten me kohë tek mjeku amë, të mos qëndrojnë në vendet ku ka grumbullim të njerëzve, të pinë sa më shumë lëngje dhe të ajrosin sa më shumë ambientet ku qëndrojnë.

    Duke komentuar situatën me Kovid-19 në komunën e Dibrës, Mela tha se pas tre muaj në Dibër u regjistrua një viktimë nga ky virusi, para tre ditëve. Bëhet fjalë për një grua e moshës 80 vjeçare. Pas vdekjes së pacientes në Dibër sërish s’ka asnjë rast pozitiv me Kovid, kurse nga fillimi i pandemisë në Dibër e Qendër Zhupë janë evidentuar 1489 të prekur nga Kovid-19.

    “Vlerësimi im është se situata epidemiologjike me Kovid -19 është stabile, por prezenca e madhe e kurbetçarëve si dhe masoviteti i të rinjve nëpër kafeteri dhe restorante, mund të sjell situatë të re epidemiologjike”, ka potencuar Mela. (koha.mk)

    Lajmi Paraprak

    Kraja: Abazoviqi po të ishte aq shqiptar, nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Mal të Zi

    Lajmi i rradhës

    Bislimovski e konfirmon: Rryma do të shtrenjtohet për 9.48%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë