Dibër, projekte për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra

    Në fshatrat malore të Dibër, për shkak të konfiguracionit, pushteti vendor ka filluar të ndërtojë edhe objekte arkitektonike, meqë ata janë teje të nevojshme për një jetë më të sigurt të banorëve lokal, por jo vetëm ata. Duke mare parasysh se vendbanimet rurale malore kanë nevojë për parkingje por edhe infrastrukturë rrugore më të sigurt, aktualisht komuna ka filluar ndërtimin edhe të objekteve arkitektonike.

    Një fshat malori tipik i kësaj ane është edhe fshati Kosovrast i Epërm, që gjendet në afërsi të banjave të Dibrës në lokacionin banjar të Kosovrasit, i cili është në një lartësi mbidetare prej 1.040 metra dhe është larg Dibre 13 km. Për të arritur atje duhet të udhëtoni në rrugë të ngushtë, të rrezikshme dhe kur do të arrini atje është shumë rrezik me automjetin të keni një siguri normale për shkak të infrastrukturës problematike rrugore dhe mundësisë për tu parkuar. Konfiguracioni I fshatit de fakto nuk jep mundësi për një udhëtim normal në të. Për këtë shkak komuna Dibër ka projekte për të sanuar këta situate në fshatrat malore.

    Kryetari Hekuran Duka dhe Këshilli i komunës kanë projekte të gatshme për të përmirësuar jetën në fshatrat, dhe në këtë drejtim edhe në fshatin malor të Kosovrastit të Epërm. Aktualisht me një projekt lokal ngritet infrastruktura gjigande e cila përveç zgjerimit të rrugëve në fshat do të jetë pjesë e parkingut për këtë fshat. Në sektorin për urbanizëm pranë komunës thonë se bëhet fjalë për një objekt arkitektonik shumë i nevojshëm për banorët e kësaj ane të komunës së Dibrës. Është një investim kapital që ky fshat nuk e ka pasur asnjëherë, deri tani i cili garanton një stabilitet më të madh të infrastrukturës rrugore.

    Sipas bashkësisë vendore të këtij vendbanimi rural, deri tani fshati nuk ka patur një parking. Tani ky vendbanim rural do të ketë parking edhe për banorët por edhe për shkollën. Sidomos problemet kanë qenë të mëdha gjatë sezonit veror kur në fshat arrinin një numër i madh i mërgimtarëve. Banorët të fshatit gjithmonë kanë mbijetuar duke marrë kurbetin, prandaj sot pjesa më e madhe e tyre është në mërgim në Itali, Slloveni dhe disa vende tjera të BE-së.

    Takuam edhe fshatarët të Kosovrastit të Epërm të cilët kanë përshëndetur këtë projekt. Ata thonë se projekti është i vonuar, sepse problemet kanë qenë dekada ma pare, por siç shtojnë tani pushteti vendor ka bërë një projekt jetik për fshatarët por edhe për mërgimtarët të cilët vijnë shpesh në vendlindjen e tyre.

    Fshati Kosovrast i Epërm është në afërsi të fshatit Kosovrasti i Poshtëm ku faktikisht gjendet edhe lokaliteti banjar i Kosovrastit, pjesë e banjave të Dibrës Capa. Për këtë shkak edhe shumë turistë që vijnë në kapacitetet banjare, vizitojnë Kosovrastin e Epërm nga ku shihet edhe një panoramë piktoreske e Liqenit të Dibrës, lumit Radikë dhe banjave të Dibrës. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Garancitë për Asociacionin – Vendimtare për të dalë nga qorrsokaku

    Lajmi i rradhës

    Shenjat që tregojnë se vuani nga OCD

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë