Dibër, thatësira vonon mbjelljet vjeshtore

    Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë aktualisht realizohen mbjelljet vjeshtore. Për shkak të thatësirës dhe mungesës së reshjeve të shiut, deri tani ka një vonesë në përfundimin të mbjelljeve vjeshtore. Këtë e vlerësojnë përfaqësuesit të njësisë të Ministrisë së Bujqësisë në Dibër.

    Sipas tyre nëse do të kishte më shumë reshje, do të kishim një tokë më të butë me lagësht dhe më adekuate për mbjellje. Sipas kryeshefit në njësinë e Ministrisë së Bujqësisë në Dibër, Arben Mulladauti në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë janë planifikuar gjithsej të mbjelljen 185 hektar. Sipas Mulladautit nga gjithsej 185 hektar, 100 hektar do të mbillen me elb dhe 85 hektar me grurë.

    Sipas tij, bujqit kanë kryer aktivitete përgatitore në kohë dhe aktualisht janë duke realizuar mbjelljet. Deri tani janë mbjell mbi 60 për qind të sipërfaqeve të planifikuara me mbjellje vjeshtore. Tradicionalisht në mbjelljet vjeshtore dominojnë drithërat, thotë Molladauti dhe shton se nëse lagështia në tok ishte më e madhe ndoshta mbjelljet do të përfundonin me kohë.

    Koha e thatë ka penguar në mbjelljen që tani janë pak me vonesë. Në bisedën që patëm me bujqit dibran por edhe ata të komunës Qendër Zhupë u informuam se ata në kohë kanë filluar aktivitete për mbjelljet vjeshtore. Tanimë është një traditë që bujqit kanë një bashkëpunim shumë të mirë me njësinë e Ministrisë së Bujqësisë, dhe kjo ndikon pozitivisht në përdorimin e farave të certifikuara me kualitet të lartë që merren nga barnatoret bujqësore. Në këtë drejtim edhe rendimentet viteve të fundit janë shumë më të larta, thonë bujqit. Njësia e kësaj ministrie bën edhe monitorimin të terreneve në të cilët realizohen mbjelljet vjeshtore.

    Qëndron fakti se nga viti në vit ka një ulje të sipërfaqeve të tokës që mbjelljen me kultura të ndryshme bujqësore. Problemi kryesor qëndron tek ulja e interesimit për mbjellje të tokave kryesisht për shkak të migrimit të popullatës por edhe për shkak të çmimeve të ulëta të prodhimeve bujqësore. Në krahasim me disa vite më parë janë përgjysmuar tokat që mbjelljen me drithëra. Poashtu në uljen e interesimit ka të bëj edhe mos funksionimi i sistemit për vaditje i fushës së Dibër i cili tani më mbi 15 vite është jashtë funksionimit.

    Lajmi Paraprak

    Edhe pse mjekët në RMV janë më të paguarit në rajon, por prapë ikin nga vendi

    Lajmi i rradhës

    Matës falas për qytetarët e RMV-së për të parë se cilat pajisje shtëpiake harxhojnë më shumë rrymë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë