Dibër, ushqimet që përfundojnë në kontejnerë!

    Në Dibër ku në listën e familjeve me probleme sociale zyrtarisht ka afro 800 familje me mbi 4 mijë anëtar, megjithatë ushqimet e tepruara hidhen. Edhe pse jetojmë një kohë krizë ekonomike, gjatë festave të nëntorit vazhdoi dukuria e hedhjes të ushqimeve. Prezenca masive e dibranëve nëpër restorante dhe objekte të tjera shërbyese, duke festuar 22 dhe 28 nëntorin, tregoi se një pjesë e madhe e ushqimeve përfunduan në kontejnerët të mbeturinave. Kjo ndodh në situatë kur një pjesë e theksuar e dibranëve për shkak të problemeve të varfërisë mbijeton duke siguruar shumë pak ushqime.

    Të dhënat zyrtare në vendin tonë tregojnë se rreth 83 kilogram ushqime hedhen nga një person. Këta janë të dhëna që kanë prezantuar Kombet e Bashkuara në indeksin për hedhjen e mbeturinave, në një raport kushtuar Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për hedhje masive të ushqimeve në nivel të lartë në krahasim me shumë shtete të tjera në vend. Situata defakto është prezent edhe në Dibër. Në bisedën që patëm me disa pronarë të restoranteve të cilët organizuan mbrëmje dhe darka solemne me rastin e festave të nëntorit u informuam se një pjesë e madhe e ushqimeve kanë ngelur pa përdorur dhe për fat të keq ata kanë përfunduar jo në tryezat e dibranëve të varfër por në kontejnerët e mbeturinave.

    Pronari i restorantit “Drilon” në Dibër, Urim Lleshi pohon se një pjesë e madhe e ushqimit gjatë darkave solemne nuk është shfrytëzuar. Duhet të ketë ndonjë shoqatë që ushqimin e tepruar ta orientojë të gjendet në tryezat e të varfërve e jo të hidhet.

    “Popullata duhet të jetë më e vëmendshme kur është në pyetje hedhja e ushqimit, kurse duhet të ketë shoqata të cilët do të merren me këtë problematikë. Në Dibër ekzistojnë disa shoqata humanitare të cilat me plot të drejt ushqimin që hidhet mund të angazhohen që të përfundoj tek familjet e varfra”, thotë ai.

    Biseduam në lidhje me këtë problem edhe me përfaqësues të shoqatave humanitare. Ata thonë se ka patur iniciativa që duke vendosur frigorifer të mëdhenj, ushqimet që mbeten pa përdorur gjatë darkave masive, dasmave, etj, të përfundojnë në një frigorifer me kapacitete më të gjëra. Por, deri tani kjo nuk ka ndodhur. Me iniciativë të diasporës dibrane respektivisht shoqata atdhetare “Dibra” nga Nju Jorku por edhe me angazhim të disa humanistëve si persona apo grupe poashtu nga diaspora, pritet që ky problem i hedhjes të ushqimeve të tejkalohet shumë shpejt.

    Në situatë kur rritet numri i familjeve të varfër që do të thotë edhe nevoja për t’i ndihmuar në ushqime , iniciativa e shoqatave humanitare për të patur një koordinim më të mirë në qytet për grumbullimin e këtij ushqimi është e mirëseardhur.

    Në organizatën e Kryqit të Kuq në Dibër si dhe në Qendrës për Punë Sociale informojnë se ka një rritje të kërkesave për ushqim. Sipas tyre një numër i theksuar i diasporës dibrane si në SHBA ashtu edhe në shtete të Unionit Evropian, ndihmon familjet e varfra. Por, vlerësohet se grumbullimi i ushqimeve që hidhet edhe atë veçmas mishit, do të ishte një akt shumë human me çka popullata e varfër do të tejkalonte problemet dhe mungesën e ushqimit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët që kalojnë më shumë se dy orë para ekranit, krijojnë varësi nga…

    Lajmi i rradhës

    VMRO e vetme, pa shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë