Dibra harmonizon disa projekte të arsimit me praktikat e BE-së

    Në komunën e Dibrës projektet Erazmus plus të Unionit Evropian japin rezultate shumë të mira. Shumë projekte janë realizuar në shkollat fillore, në ata të mesme, por edhe në çerdhen lokale. Drejtoritë të institucioneve edukativo arsimore thonë se efektet nga projektet japin rezultate shumë të mira dhe si të tilla dukshëm përforcojnë sistemet edukativo arsimore. Përvoja që është fituar nga projektet është e madhe në drejtim të arritjes të standardeve evropiane në proceset arsimore dhe ata edukative.

    Me këta projekte që realizohen në Maqedoninë e Veriut janë të kyçura çerdhja “Breshia”, shkollat fillore “Said Najdeni”, “Penestia” dhe “Riste Ristevski” si dhe shkolla e mesme ,,28 Nëntori”. Në krahasim me institucionet e tjera çerdhja “Breshia” në Dibër e cila mesatarisht vizitohen nga afro 370 fëmijë, ka marrë pjesë në më se 15 projekte të Programit të Erazmus Plus. Drejtoresha e këtij institucioni Ajrie Daçi për gazetën KOHA thotë se gjatë realizimit të projekteve janë përfshirë faktikisht pjesa më e madhe e edukatoreve por edhe fëmijë dhe prindër.

    “Projektet të cilat janë realizuar kanë të bëjnë me shumë sfera të cilat janë domethënëse për edukimin e fëmijëve. Në projektet që kemi realizuar me shumë shtete fqinje, por edhe me shtetet të cilët janë më larg Ballkanit, në lidhje me temat e parashtruara janë shkëmbyer përvojat e punëve të çerdheve dhe ata janë plotësuar me aktivitete me standarde të larta që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve. Ka ardhur në shprehje bashkëpunimi i ngushtë i trekëndëshit edukatore- fëmijë- prindër. Janë drejtuar shumë inovacione dhe një vëmendje e veçantë i është kushtuar punës së fëmijëve me aftës të kufizuar”, thotë drejtoresha Daçi dhe shton se sot në krahasim me vitet e kaluara edukatoret pjesëmarrëse në projekte kanë përvoja më të mira profesionale dhe praktikojnë edukimin evropian.

    Në shkollat fillore poashtu janë realizuar projekte nga Programi Erazmus Plus të cilët sipas drejtorive kanë dhënë rezultate shumë të mira. Pjesëmarrësit në projekte kryesisht arsimtarët dhe nxënësit kanë përfituar dituri dhe shkathtësi që u takojnë momenteve të reja në sistemin arsimor. Të gjithë janë të kënaqur nga projektet të cilët me sukses kanë përfunduar deri tani. Nëpërmjet projekteve njëkohësisht janë përforcuar edhe shkëmbimet mes institucioneve arsimore që funksionojnë në vendit tonë me ata të shteteve të tjera. Po e njëjta ka ndodhur edhe me shkollën e mesme të vetme në Dibër “28 Nëntori”.

    Në këtë institucion poashtu janë realizuar shumë projekte nga Programi Erazmus Plus dhe rezultatet janë shumë efikase, thotë drejtori Ramadan Imeri. Mbi 10 projekte janë realizuar nga ekipi i përcaktuar për koordinimin e tyre . Projektet janë shumë efikase dhe një ndër projektet të cilët kanë patur rezultate të larta ka të bëjë me proceset e reja arsimore si dhe prezantimin të traditave folklorike dhe kombëtare të Dibrës.

    Në vlerësimet të drejtorive të shkollave dhe institucioneve parashkollore që janë debatuar edhe në pushtetin vendor në Dibër, me të drejt është konkluduar se projekti Erazmus Plsu është një projekt që shumë i ka dhënë arsimit dhe edukimit në komunë, por edhe vendit tonë në përgjithësi. Përvojat dhe pjesëmarrja e institucioneve tona në shtetet siç janë Italia, Turqia, Bullgaria, Estonia, Lituania etj, normalisht do të ndihmon edhe në reformat që kërkohen nga vendi i jonë për integrim në Unionin Evropian. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Strategjitë e lëna në gjysmë të Kulturës

    Lajmi i rradhës

    Tri objekte që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë