Dibranët kanë probleme me derdhjen e ujërave të zeza

    Qyteti i Dibrës në disa etapa të zhvillimit të tij mbi 90 për qind ka realizuar me sukses kanalizimin e fekaleve. Prandaj aktualisht Dibra kur është në pyetje ujërat e zeza funksionon pa probleme. Por, sipas përfaqësuesve të sektorit të urbanizmit pran pushtetit vendor, problem janë derdhjet të fekaleve.

    Në bisedën që patëm me përfaqësuesin të sektorit për urbanizëm pranë komunës Dibër, arkitektin Gazmend Camin, u informuam se qyteti i Dibrës aktualisht është i mbuluar me 90 për qind të rrjetit të kanalizimeve fekale. Dibra sipas tij nuk ka probleme me ujërat e zeza në pjesën dërmuese të qytetit.

    “Pjesa e lagjes ‘Rajçicë’ në hyrje të qytetit të Dibrës aktualisht nuk e ka të rregulluar rrjetin e kanalizimeve të zeza. Poashtu, edhe një pjesë e lagjes ‘Taranik’ e cila është një lagje periferike, ka probleme me rrjetin e kanalizimit fekal, por të gjithë pjesët të tjera të qytetit nuk ballafaqohen me problemin e ujërave të zeza”, thotë Cami dhe shton se komuna Dibër shumë shpejtë do të tejkalojë edhe këto probleme në të dy lagjet periferike të Dibrës.

    Kanalizimet fekale mirëmbahen nga ndërmarrja komunale publike “Standardi”, e cila tani kur komuna ka siguruar automjetin special Kanal Xhet, bën pastrimin e kanalizimeve fekale vet pa angazhuar kompani private për këtë çështje. Sigurimi i automjetit special ka qenë një nevojë e patjetërsueshme për mirëmbajtjen të kanalizimeve fekale. Por, deri sa problemi i rrjetit të kanalizimit tani është një e kaluar, komuna ka problemin e derdhjes së fekaleve.

    Përfaqësuesi i sektorit për urbanizëm Gazmend Cami i cili është edhe një njohës i mirë i problemeve ekologjike në qytet dhe rajon meqë është edhe themelues i shoqatës të ekologjistëve, thotë se tani më disa vite me radhë nuk është realizuar tërësisht projekti Simnicë. Për shkaqe financiare të cilët kanë munguar aktualisht, projekti respektivisht qendra për pastrimin e ujërave të zeza ka arritur teri tek projet të “Simnicës” dhe të “Vakofit” ku edhe derdhen ujërat e zeza. Nga ajo pjesë faktikisht ujërat e zeza të qytetit të Dibrës vazhdojnë të derdhen në tokat e fushës së Dibrës. Cami potencon se Dibra është në pritje të realizimit të një projekti i cili është paralajmëruar nga Ministria e Ekologjisë me çka do të tejkalohen edhe problemet e derdhjes të ujërave të zeza.

    Nga ana tjetër derdhja e ujërave të zeza në tokat e fushës së Dibrës vazhdon të shkakton reagime te pronarët e tokave. Përfaqësues të shoqatës të bujqve thonë se një pjesë e tokës ku derdhen ujërat e zeza, ndotet. Për këtë problem një pjesë e bujqve dibran me vite kanë informuar si pushtetin vendor ashtu edhe pushtetin qendror nëpërmjet njësisë të Ministrisë së Bujqësisë, përfaqësues të shoqatës së ekologjistëve dibran në kontinuitet kanë kërkuar përfundimin e projektit “Simnicë”, me qëllim që të mos ndotet kjo pjesë e fushës së Dibrës. Të theksojmë se bujqit të cilët janë pronarë të këtyre tokave kanë qenë dhe janë prodhues të prodhimeve bujqësore të cilët pastaj plasohen në tregun e qytetit.

    Sa u takon kanalizimeve të ujërave atmosferike, në Dibër nga viti në vit këta probleme janë tejkaluar. Kanalizimet në pjesën më të madhe të qytetit funksionojnë pa probleme dhe ata mirëmbahen nga ndërmarrja komunale e Dibrës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Dy gjykatës kanë ikur nga Maqedonia për të punuar si shofer kamioni në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    SEANCA E 11-TË GJYQËSORE E SPITALIT MODULAR NË TETOVË | Përfundojnë fjalët e dëshmitarëve, seanca e radhës me fjalë përfundimtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë