Dimitrievski: jam kundër idesë për zgjedhje të presidentit në Kuvend

    Kandidati për president nga Lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitreivski në Click Plus në TV21 tha se është kundër idesë që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Dimitrievski tha se përmes votimit të drejtpërdrejtë, sovrani ia dorëzon përfaqësimin presidentit, përcjell Nistori.

    “Jam kundër ndryshimit të Kushtetutës në pjesën e zgjedhjes së presidentit sepse i njëjti e tërheq peshën si institucion në shtet pikërisht nga sovrani që ia jep votën, këtu e tërheq sovranitetin nga qytetarët. I llogaritur nga numri i përgjithshëm, gjithmonë ka më tepër numër të votave në krahasim me cilëndo parti politike të shumicës në Kuvend, që do të thotë me të drejta të plota, në emër të qytetarëve i përfaqëson dhe gjithmonë mund të jetë korrigjues edhe i pushtetit edhe i opozitës”, tha Dimitrievski.

    Në Qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in apo me LSDM-në dhe BDI-në? Ja çfarë thotë Maksim Dimitreivski nga “ZNAM”

    Dimitrievski u pyet nëse do të preferonte të bëhej pjesë e një Qeverie me partitë aktuale në opozitë, gjegjësisht Qeveri mes VMRO-DPMNE dhe VLEN apo Qeveri me partitë aktuale në pushtet LSDM-BDI. Dimitrievski thotë se nuk do të koaliciononte me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, ndërsa edhe për VMRO-DPMNE-në thotë se nuk do të koalciononte nëse kjo parti ende i ka shprehitë e vjetra.

    Qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe opozitën e bashkuar shqiptare VLEN, sepse sipas anketave, 5-6 deputetë do t’i merrte ZNAM, numër solid për pjesëmarrje në Qeveri, a do të hynit në këtë qeveri, apo do të hynit në Qeveri LSDM-BDI?

    “Një gjë mund ta them me përgjegjësinë më të madhe në studion tuaj, se ne si ZNAM, parti e sapoformuar, në asnjë moment nuk do të formojmë shumicë me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së. Por nga ana tjetër në koalicionin e ardhshëm sigurt nuk do të bisedojmë me asnjë nga VMRO nëse ende i tërheqin narrativët dhe shprehitë e vjetra. Ata e kanë turbulluar ujin, le të koalicionojnë, edhe ashtu komunikojnë mirë mes vete, kurse ne do të mbesim opozitë me qytetarët”, shtoi Dimitrievski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Freedom House: Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid

    Lajmi i rradhës

    Fetahu: besimtarët duhet të votojnë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë